Sherri brenda komisariatit, reagon Policia: Qytetari ishte i dehur dhe kërcënoi me gërshërë efektivin (VIDEO)

16 September 2022, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri brenda komisariatit, reagon Policia: Qytetari ishte i dehur dhe
Pamjet e sherrit

Policia e Fierit ka reaguar pas pamjeve të publikuara në median online ku një efektiv shfaqej duke u konfliktuar fizikisht me një qytetar në ambientet e jashtme të komisariatit të Patosit.

Policia sqaron se qytetari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka shkuar në komisariat duke kanosur me një palë gërshërë efektivin.

"Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier." thuhet në njoftimin e Policisë.

57-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".


Video