"Mos e ka futur ndonjëri në xhep", Artan Hoxha ironizon kërkimet për Vis Martinajn: Kërkojeni, më lajmëroni kur ta gjeni

16 September 2022, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mos e ka futur ndonjëri në xhep", Artan Hoxha ironizon
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish për zhdukjen misterioze të të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, i cili njihet ndryshe dhe si "mbreti i lojërave të fatit".

Policia vijon kërkimet për të, teksa Hoxha në një postim në rrjetet sociale shkruan me ironi "kërkojeni, kërkojeni.
Kur ta gjeni, më lajmëroni.".

Më tej, gazetari me doza ironie duke ju referuar batutave të filmit shqiptar “njeriu me Top” shkruan “Jo po mos e ka futur ndonjëri në xhep”.

Postimi i plotë:

Ore si vajti ajo puna me ate “drejtorin” e lojerave të fatit, qe “PATRONAZHIMI”, jo rregjimi, i dinte jo vetem makinen, po edhe targen???!!!

Gjeten gje???!!!

Si thote Tosun Baçi te “Njeriu me top”:

“Jo po se mos e ka futur ndonjeri në xhep??!!

Kerkojeni, kerkojeni!!!

Kur ta gjeni, me lajmeroni!!!

Ketu jam une, të Pinxhot e Ekuadorit

Kujtojmë që prej 9 gushtit Ervis Martinaj është denoncuar nga xhaxhai i tij në polici si person i zhdukur.

 


Video