'U kërcënua nga...'/ 28-vjeçari tenton ti japë fund jetës në burgun e Drenovës

16 September 2022, 15:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'U kërcënua nga...'/ 28-vjeçari tenton ti japë

Një tjetër rast i tentativës për vetëvrasje në burgun e Drenovës, në Korçë. 28-vjeçari Pandi Stefo, ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orws 1:00, pas mesnate. Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë dhe në gjendje depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës. Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.


Video