Sherr për shezlongët në Tale të Lezhës, kamerieri rrihet nga pushuesit e përfundon në spital

30 June 2022, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr për shezlongët në Tale të Lezhës, kamerieri
Ilustrim

Një i ri ka përfunduar në spital pasi është konfliktuar me disa pushues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tale të Lezhës. I riu ka qenë duke punuar si kamerier dhe në sherri ka nisur për lekët e çadrës dhe shezlongëve që kishin zënë dy pushues.

Kamerieri është konfliktuar fillimisht verbalisht me dy djemtë pushues, por situata është përshkallëzuar në dhunë fizike. Për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri që është dërguar në spitalin e Lezhës. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin.


Video