Arjan Ndoj akuzon Plarent Dervishajn si urdhërues të atentatit ndaj tij, çfarë iu gjet në telefon

30 June 2022, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arjan Ndoj akuzon Plarent Dervishajn si urdhërues të atentatit ndaj
Arjan Ndoj dhe Plaurent Dervishaj

Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoj akuzon Plaurent Dervishajn, anëtari i bandës së Durrësit, si urdhërues të atentatit ndaj tij më 1 Nëntor 2019 me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Kjo gjë mësohet nga vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkoi Arjan Ndojës nga detyra për shkak të lidhjeve me njerëz të botës së krimit.

Në vendimin e zbardhur të KPK-së thuhet se në celularin e Arjan Ndojës, pasi atentatit, i janë gjetur materiale të ndryshme, mes të tjerash edhe video e atentatit ndaj Plarent Dervishaj dhe miqve të tij Julian Mecaj e Bashkim Haxhiu, të cilët pavarësisht breshërive të dhjetëra plumbave arritën te mbijetonin. Gjithashtum, në celularin e Ndojit, sipas KPK-së është zbuluar edhe një video me disa persona që djegin një automjet si dhe dy foto të një personi që nuk identifikohet.

KPK thekson në vendim se Plarent Dervishaj dhe miqtë e tij janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u për çështjen e Ndojës dhe akuzohen nga prokurori si urdhëruesit e sulmit ndaj tij.

Më konkretisht në vendimin e KPK-së thuhet:

- Një video e muajit qershor 2019, e tentativës për vrasjen e shtetasit P.D. dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shtetasit P.D., J.M. dhe B.H. janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u për çështjen e Ndojës dhe të akuzuar nga Ndoja si urdhëruesit e sulmit ndaj tij. Nuk është e qartë se kush ja ka dërguar videon subjektit të rivlerësimit dhe nëse është dërguar në të njëjtën ditë kur ka ndodhur sulmi ndaj D., datë 20.06.202 apo në një moment të mëvonshëm.

- Një video me disa persona që djegin një automjet.

- Dy foto të një personi me kapele që nuk identifikohen dhe që duket se i ka në dispozicion elektronikisht edhe shtetasi A.L. (Alias P.M.).

Kujtojmë se në atentatit ndaj Arjan Ndojës tek mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur dhe "Rrumi i Shijakut" dhe shoferi Andi Maloku, ku ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Traumës.


Video