Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata jep vendimin për dy ish-zv/drejtorët e policisë që ja "futën vrapit"

30 June 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata jep vendimin për dy ish-zv/drejtorët
Pjerin Xhuvani

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria për ish zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Mesohet se dy ish-zyrtarët janë paraqitur mesditën e kësaj të enjtje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasanit për tu njohur me vlerësimin e masës së sigurisë .

Pas daljes nga salla e gjyqit-Ish zv.drejtori Albert Nushi i pyetur nuk është prononcuar për mediat: Ikni tani më lini rehat.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvalit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit. Sakaq, në seancë nuk janë paraqitur avokatët e tyre për shkak të bojkotit pa afat të seancave.


Video