Mbytet një person në Palasë

30 June 2022, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbytet një person në Palasë

Një 53-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhi e Palasës.

Policia bën të ditur se ai ka qenë duke notuar dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, e si pasojë është mbytur.

“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video