Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Lezhë-Kallmet.
Mësohet se drejtuesi i një automjet tip "Mercedes Benz" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të varrezave të qytetit.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i palgosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, edhe makina ka pësuar dëmtime të shumta.
Si pasojë e aksident është bllokuar dhe rruga për disa momente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .