Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën “Luigj Gurakuqi” në afërsi të xhamisë së qytetit të Lezhës së qytetit si pasojë e një sherri me sende të forta.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë disa persona dhe njëri prej tyre është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me plagë të shkaktuara nga thika.
Identiteti i personit të plagosur nuk është bërë ende i ditur.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, për të cilën janë shoqëruar disa persona.
Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.