RENEA shpëton dy fëmijë nga zjarri në Lushnje, 35 persona po trajtohen në spital

25 December 2023, 17:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
RENEA shpëton dy fëmijë nga zjarri në Lushnje, 35 persona po
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje

35 persona ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, pas flakëve në godinën në Lushnjë.

Sipas informacioneve, aktualisht po kontrollohet në çdo kat nëse ka persona apo jo.

Në ndihmë të policisë ndodhen edhe forcat Renea, të cilët nxorën dy fëmijë që ishin të izoluar dhe që kishin dalë në tarracë nga frika.

Po punohet për fikjen totale të ndërtesës dhe po kontrollohet nëse ka viktima apo jo nga gjendja e rëndë.


Video