Sherr me thika mes 4 personash në Korçë, plagoset një person

28 March 2026, 10:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr me thika mes 4 personash në Korçë, plagoset një

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur me mjet të mprehtë brenda një servisi makinash në lagjen 10.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë katër persona. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se edhe personat e tjerë mund të kenë pësuar lëndime, por ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen e tyre apo rrethanat e konfliktit.

Policia pritet të zbardhë më shumë informacion në vijim.


Video