“Shefi i SPAK ka qenë drejtor i Metës”, Gjikondi: Arben Kraja, një zhgënjim i madh

4 May 2022, 22:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shefi i SPAK ka qenë drejtor i Metës”, Gjikondi: Arben
Shefi i SPAK, Arben Kraja

Aktivistja Brizida Gjikondi tha në emisionin “Arnautistan” se Arben Kraja është një zhgënjim i madh dhe ka bërë zero punë në krye të SPAK.

Gjikondi deklaroi se ndoshta Kraja është i kompleksuar që ka qenë drejtor i Metës për anti-korrupsionin në vitet 2000-2001.

Aktivistja theksoi se shteti shqiptar duhet të konfiskojë edhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar nga Vetingu. 

“Një SPAK që s’funksionon tregon që është i kapur. Reforma në drejtësi më ka pëlqyer për vetingun e gjyqtarëve, pavarësisht se është e pjesshme, të mospërputhjes së deklarimit të pasurive. Nuk është marrë me vendimet e padrejta të padhëna, dhe shteti shqiptar nuk ka konfiskuar pasuritë e tyre. Vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e akumuluara në mënyrë të padrejtë. Shteti s’ka përse të presë SPAK-un, ka struktura ministria e Financave. Kjo tregon shumë për këtë politikë që po shpëton jo vetëm veten, por edhe ata që në 30 vite i ka dhënë rehati. Ka shumë gjyqtarë që s’kanë justifikuar pronat, pasuritë dhe llogaritë bankare. Vetëm kaq do shërbente si indicie. Vërtet s’po i ndëshkon për vendimet kriminale të dhëna në 30 vjet, por të paktën minimalisht të ndëshkoheshin aty ku u dhëmb më shumë te korrupsioni. Po hiqet pjesa malinj, por nuk po kurohet dhe mund të ripërsëritet. Nuk e di si mund të japë mësim një prokuror apo gjyqtar i shkarkuar për korrupsion, ose i ke në studio avokatie”.

Teksa u ndal te figura e kreut të SPAK, Arben Kraja, Gjikondi tha:

"Nuk kam asgjë personale me Krajën, por me fenomenin. Për mua është një zhgënjim i madh, sepse ka bërë zero punë. Është mirë që mandati është bërë 3-vjeçar, shkoi atje për rrogën, për të ruajtur ekuilibra. Edhe për inceneratorët, goditi vetëm majtas. Kraja nuk pati kurajon që të lërë një emër në historinë e shtetit shqiptar. Ka qenë drejtor i parë personal i Metës në 2000-2001 për anti-korrupsionin. Ndoshta vazhdon e komplekson dhe e mban peng që të bëjë atë që duhet të bënte. Të kesh në krahun tënd ndërkombëtarët, salltanetet që i janë krijuar për të kryer punën, ti e kupton që ka parë rehatinë e tij personale”.


Video