Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Saranda është zhytur në errësirë mbrëmjen e sotme, pas një defekti në nënstacionin e qytetit.
Ndonëse OSHEE njoftoi ditën e sotme se energjia elektrike ishte rikthyer, pamjet nga shëtitorja e qytetit tregojnë tjetër realitet.
Thuajse i gjithë qyteti është zhytur në terr, ndërsa drita kanë vetëm ato pak biznese me gjenerator. Megjithatë, siç dallohet me vështirësi në videon më poshtë, turistët nuk kanë munguar në xhiron e darkës, pavarësisht errësirës.
Zjarri i rënë në pajisjen elektrike të nënstacionit kishte shkatuar një dëm të konsiderueshëm. Ende e paqartë mbetet se kur do të stabilizohet gjendja.