Aksidenti TRAGJIK në Tiranë/ Makina merr para motorin, humb jetën 22-vjeçari

17 July 2023, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti TRAGJIK në Tiranë/ Makina merr para motorin, humb jetën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori.

22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.

Aksidenti TRAGJIK në Tiranë/ Makina merr para motorin, humb jetën

"Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", bën me dije policia e Tiranës


Video