Zjarr pranë nënstacionit të Sarandës, një pjesë e qytetit mbetet pa drita

17 July 2023, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr pranë nënstacionit të Sarandës, një pjesë e
Zjarri në nënstacionin e Sarandës

Një pjesë e qytetit të Sarandës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një zjarri në afërsi të nënstacionit të qytetit.

OSHEE bën me dije se energjia elektrike është stakuar provizorisht, si masë sigurie. Aktualisht një pjesë e qytetit nuk ka energji elektrike.

Flakët janë vënë nën kontroll pas disa minutash ndërsa aktualisht operatorët e NST Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat për normalizimin e situatës.

Zjarr pranë nënstacionit të Sarandës, një pjesë e
Demi i shkaktuar nga zjarri te pajisjet e nënstacionit

Video