Salianji në Burg, Andrea Mano merr zyrtarisht mandatin e deputetit

17 October 2024, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Salianji në Burg, Andrea Mano merr zyrtarisht mandatin e deputetit
Andrea Mano

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë Andrea Manos mandatin e deputetit, që do të zëvendësojë Ervin Salianjin.

Në 2 Tetor, Kuvendi njoftoi KQZ-në për vakancën e krijuar në Parlament pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg ish-deputetin demokrat për kallëzim të rremë.

Mano, i cili u largua nga detyra e kreut të PD-së së Korçës pas mosmarrëveshjeve me Lulzim Bashën kur ishte në krye të PD-së, do të ulet në karrigën e lënë bosh nga Salianji dhe pritet të betohet në seancën e radhës në kuvend.


Video