Gjykata e Lartë prish vendimin e dënimit të ish-gjyqtares Zamira Vyshka dhe e rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.
Në 26 janar të këtij viti, Apeli la në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish gjyqtaren e Elbasanit, e cila u shpall fajtore për akuzën “korrupsion pasiv”.
Gjykata po ashtu la në fuqi edhe vendimin për heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë 3 vjeçare për të.
Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion bashkë me avokatin Ilir Pashaj, nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet për t’i ulur dënimin me 6 muaj një të burgosuri.
Për Pashajn, Apeli vendosi dënimin e tij me 2 vite, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbriti në 1 vit e 4 muaj.