Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre” Saimir Tahirin, ish-ministri i Brendshëm ka mbërritur rreth orës 22:30 në ambientet e burgut 313, ku ai do të vuajë dënimin e tij.
Sipas News 24, Saimir Tahiri është vendosur në godinën numër 2 të Burgut 313. Fillimisht ai u paraqit në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pas procedurave atje, ai u nis për tek burgu 313.
Gjykata e Apelit la në fuqi sot (4 shkurt) vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove.