Rrogozhina në ZGJEDHJE/ Qytetarja kapet duke fotografuar votën, ndalohet procesi i votimit në një QV

23 July 2023, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrogozhina në ZGJEDHJE/ Qytetarja kapet duke fotografuar votën,

Një qytetare është kapur duke fotografuar votën në një Qendër Votimi në Rrogozhinë, ku po votohet për kryebashkiakun e ri, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u mbajnë më 14 maj.

Pasi gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin, teksa u ndalua dhe procesi i votimit.

Nazmi Totraku, Kryetari i KZAZ iu kërkoi komisionerëve të paralajmërojnë qytetarët se fotografimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet.

Rrogozhina në ZGJEDHJE/ Qytetarja kapet duke fotografuar votën,


Video