Temperatura që nuk bien, ja sa do të shënojë sot termometri në orët e pikut

23 July 2023, 08:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Temperatura që nuk bien, ja sa do të shënojë sot termometri

Ka një tërheqje të lehtë të valës së nxehtë Afrikan, por sërisht moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.


Video