Rrahu nënën e dëshmorit të UÇK-së, ja sa vite burg rrezikon dhunuesja e të moshuarës në azil

3 November 2022, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrahu nënën e dëshmorit të UÇK-së, ja sa vite

Një grua e moshuar në një azil në Pejë është dhunuar brutalisht nga një vajzë e re e cila rezultoi se është një infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqen së bashku me të renë edhe 3 vajza të tjera, ku njëra prej tyre është ajo që filmon gjithë ngjarjen e rëndë. Pas bërjes publike të pamjeve të rënda Policia e Pejës ka arrestuar menjëherë 2 nga vajzat që dyshohen se kanë dhunuar të moshuarën.

Dorjan Juniku, prokurori i Pejës i cili është duke u marrë me çështjen e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik tha, se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën,  sipas kodit penal rrezikon dënimin me burg deri në 3  vjet.

“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktima të ndjeshme siç është rasti në fjalë maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.

Ai sqaroi  se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shpjegoi prokurori.


Video