MOTI/ Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave

3 November 2022, 07:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

MOTI/ Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.


Video