“Mashtroi nën betim për shtetësinë amerikane”, Arben Meskuti i akuzuar për falsifikim po transferon shuma të mëdha drejt Turqisë?

2 November 2022, 20:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mashtroi nën betim për shtetësinë amerikane”,
Arben Meskuti

Shumë familje shqiptare janë aktualisht nën shantazh të fortë, të goditura nga një mekanizëm zhvatës, viktima të një skeme që qarkullon miliona euro.

Në krye të kësaj skeme, e konsideruar si një nga krimet financiare më të rënda të ndodhura në Shqipëri 20 vitet e fundit, janë kompanitë MCA-ADCA, të drejtuara nga shtetasi Arben Meskuti.

Ky personazh i rëndësishëm i fushës së mikrokredive në Shqipëri akuzohet nga një numër shumë i lartë personash për zhvatje dhe mashtrim.

Aktualisht Meskuti është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim pasaportash dhe kalim të paligjshëm kufiri. Por ai arrin të lëviz lirshëm jashtë kufijve falë një pasaporte amerikane.

Lidhur me shtetësinë e tij amerikane, faqja online “Prapaskena” shkruan se Meskuti ka konsumuar gjithashtu veprën penale të mashtrimit. Në një artikull publikuar sot, shkruhet:

“Meskuti guxoi të mashtrojë dhe amerikanët për vite me radhë. Në Nju York u paraqit si djalë jetim lindur në Përmet në 6 tetor të vitit 1980, duke falsifikuar çdo gjurmë të familjes në Tiranë.

Në fakt Arben Meskuti ka lindur në Tiranë në 6 tetor 1978, sipas kartës së identitetit shqiptare që ka NID H81006117C. Amerikanët i dhanë Green Card dhe më pas pasaportën, për të cilën është betuar para flamurit.

Por betimi mbi flamurin amerikan ka një kosto të rëndë nëse ke mashtruar me të dhënat identitare.

Falsifikimi është krim federal dhe Arben Meskuti që shpëtoi para tre muajsh duke ua hedh policëve të Tiranës me “pak lekë” me shprehjen “m’ka humb pashaporta amerikane” tani ka hesape me “ustallarët” përtej Atlantikut” – shkruan kjo media.

Sipas artikullit, Prokuroria e Tiranës po heton dhe mbi udhëtimin e fundit të Meskutit i shoqëruar nga një notere, pasi dyshohen të dy se kanë nxjerrë nga Shqipëria një sasi të madhe parash me destinacion Turqinë.


Video