Rihapet për qarkullimin e makinave rruga e Arbrit

26 November 2023, 09:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rihapet për qarkullimin e makinave rruga e Arbrit
Foto ilustruese

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos;
Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse.

Në raste emergjence mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Policisë 112


Video