U bllokuan në Rrugën e Arbrit, mbi 300 makina po kthehen drejt Tiranës

25 November 2023, 21:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U bllokuan në Rrugën e Arbrit, mbi 300 makina po kthehen drejt
Debora në Dibër / Foto iliustruese

Mbi 300 makina të bllokuara në rrugën e Arbrit janë duke u kthyer në drejtim të Tiranës.

Borëpastrueset e kanë patur të pamundur të kalojnë për të kryer zhvllokimin e rrugës në të dyja drejtimet. Për këtë arsye, makinat e bllokuara prej disa orësh në Qafën e Murrizit janë detyruar të kthehen pas.

Kjo është bërë në mënyrë që të hapet rruga për borëpastrueset.

Ky aks u bllokua për më shumë se 6 orë gjatë ditës së sotme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.


Video