Për fundjavë në Lurë, 50 turistë bllokohen në mes të dëborës

25 November 2023, 21:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për fundjavë në Lurë, 50 turistë bllokohen në mes
Foto ilustruese

Rreth 50 turistë vendas dhe të huaj kanë mbetur të bllokuar për disa orë në akset rrugore Kurbnesh-Lurë dhe Arras-Lurë.

Shkak janë bërë reshjet e shumta të dëborës që kanë rënë në zonë prej mëngjesit të sotëm.

Turistët ishin nisur për të kaluar fundjavën në bujtinat e zonës piktoreske, por kanë kërkuar ndihmë kur e kanë patur të pamundur të vijonin rrugën.

Një grup banorësh është nisur drejt vendngjarjes duke arritur t'i ndihmojnë në kohë.

Aktualisht kjo zonë po vuan edhe mungesën e energjisë elektrike.


Video