Revoltë në Përrenjas, pas propozimit për bashkimin me Librazhdin: Në qytet nis firmosja e një peticioni

20 July 2026, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Revoltë në Përrenjas, pas propozimit për bashkimin me

Deklarata e kryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mbi mundësinë që Bashkia Prrenjas të shndërrohet në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd, ka ngjallur reagime të forta në qytet.

Qytetarët e Prrenjasit janë bashkuar në kundërshtimin e këtij propozimi, duke e cilësuar atë si një cenim të identitetit dhe përfaqësimit të tyre.

Ndërkohë, kundërshtimi është shtrirë edhe në rrjetet sociale, ndërsa në qytet do të nisë të firmoset një peticion kundër bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Bashkinë Librazhd.


Video