Reshjet “egërsojnë” Lanën, ja çfarë ndodh me autobusin (Video)

1 May 2022, 17:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reshjet “egërsojnë” Lanën, ja çfarë ndodh

Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes rrjeteve sociale, kërkoi mendimin e qytetarëve, nëse autobusi i Unazës që përfundoi në Lanë, duhej të hiqej apo të ishte si një instalacion.

“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruante Veliaj në Twitter.

Ditën e sotme,  Tirana për disa minuta u përfshi nga reshjet e shiut, niveli i ujit në Lanë, rrezikoi të përmbysë autobusin. Video e mëposhtme tregon se si uji vërshon duke prekur edhe fundin e autobusit.


Tashmë nuk dihet nëse Kryetari i Bashkisë do të ndryshojë mendim, apo do e paraqesë autobusin mbi Lanë si një “atraksion turistik”.

 


Video