
Greqia ka konfirmuar rastin e parë me hepatit akut te fëmijët. Bëhet fjalë për një fëmijë 14 muajsh nga Heraklio në Kretë.
Hepatiti akut i përhapur në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz për sa kohë që nuk është përcaktuar origjina e tij.
Shkaqet e hepatitit akut ende nuk dihen, por shkencëtarët kanë vënë re që rreth 80 për qind e fëmijëve të sëmurë ishin testuar pozitivë ndaj adenovirusit, virus që shkakton zakonisht temperaturë, diarre dhe të vjella, por asnjë pasojë të rëndë si në këtë rast.
Një nga shkaqet mund t’i referohet pandemisë. Jo koronavirusit drejtpërdrejtë, por masave kundër pandemisë. Më saktë, karantinat e shumta dhe përdorimi i maskave ka ulur dukshëm imunitetin e disa prej fëmijëve, më së shumti ato të vegjël që nuk janë përballen prej kohësh me viruset.
Nuk përjashtohet edhe që kemi të bëjmë me një mutacion të adenovirusit, ose një kombinim i këtyre dy hipotezave, pra një variant i adenovirusit që godet fëmijët me imunitet të ulet, duke i shkaktuar hepatite agresive, që zakonisht nuk prekin fëmijët e asaj moshe.
Ndërkohë, autoritetet në Shqipëri nuk kanë regjistruar asnjë rast deri më tani me këtë formë agresive hepatiti.