Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në këto dy zona në Tiranë

20 August 2025, 14:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reduktim i përkohshëm i ujit të pijshëm në këto dy
UKT

Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të pijshëm.

Përmes një njoftimi, Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e ujit do të jetë për shkak të punimeve në rrjet.

UKT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se ekipet e tyre do të jenë në terren për të përfunduar sa më shpejtë punimet.

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në:

Zonën “Kodra e Diellit”

Zonën “Komuna e Parisit”

do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm.

UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.

Faleminderit për mirëkuptimin.


Video