“U bënë njerëzit si bagëtia”, Vrasja në Divjakë, flasin fqinjët: Djalë i rregullt, s’qe gërvishtur me askënd

20 August 2025, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“U bënë njerëzit si bagëtia”, Vrasja në
Banore e Kryekuqit, Divjakë

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës. Mësohet se si pasojë e një konflikti, ka humbur jetën 32-vjeçar Besmir Kumria.

Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xhesion Toromeni e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Fqinjët thonë se viktima ishte një njeri i qetë dhe jo konfliktual dhe punëtor.

Ndërsa e afërmja e Besmir Kumriajt nuk nxitoi në deklaratë teksa tha s enuk kishte dijeni për konfliktin.

“Besmir Kumrian e kam djalin e mbesës. Nuk di gjë për vijën e ujit.

Ne morëm vesh që u qëllua në lokal nga një njeri i panjohur. Ishte djalë i mirë dhe punëtor, por nuk po dimë gjë se u bënë njerëzit si bagëtia”, tha banorja.

“Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd kurrë”, shprehet fqinji.

Një tjetër banor i fshatit rrëfen se ngjarja kishte rrënjtë të thella dhe lidhej me konflikte pronësie mes dy familjeve, pra nuk ishte një konflikt i çastit.

“Ngjarje e rëndë dhe fshati është shumë i tronditur.
Kanë pasur konflikte për punë toke dhe nuk është zgjidhur. Familjet kanë qenë të mira dhe të rregullta, por shkaku i konfliktit është vetëm kjo, nuk ka asgjë tjetër. Janë të ardhur nga Gramshi, kanë vite në fshatin tonë.
Djemtë kanë qenë të rregullt, bënin çdo gjë që u thonin baballarët, i dëgjonin prindërit.
Konfliktet duhen hequr prindërit duhet të kenë më shumë kujdes, duhen shuar konfliktet”, tha Kasem Taragjini.


Video