Ftoi në banesë 44-vjeçarin dhe i ofroi marrëdhënie seksuale me pagesë, por e grabiti me mikun e saj, arrestohet 49-vjeçarja

20 August 2025, 14:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ftoi në banesë 44-vjeçarin dhe i ofroi marrëdhënie
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar 49-vjeçaren e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 49-vjeçarja, banuese në Durrës, akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës një 44-vjeçari dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat".    

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, "Prostitucioni" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".  

Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


Video