Rama në Izrael, viziton memorialin e viktimave të Festivalit Nova: Një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes

25 January 2026, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Izrael, viziton memorialin e viktimave të Festivalit Nova:
Edi Rama në Izrael

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë është Nova Site.

“Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa ka ndarë dhe foto.

“Nova Site, Izrael

Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë

Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan Rama.


Video