Rama: Kosova futet në ditët më të zeza nëse aleatët i kthejnë shpinën

8 June 2023, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Kosova futet në ditët më të zeza nëse
Edi Rama

Në konferencën për shtyp që kryeministri Rama pati me gazetarët tha se drafti që ka propozuar për asociacionin e komunave serbe në Kosovë është një kontribut i Shqipërisë për të ulur palët në tryezën e dialogut.

“Nuk marr përsipër të hyj në mes të askujt, nuk është detyra imë. Kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut. I takon Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz për të vendosur.”-tha Rama.

Gjithashtu Rama vijoi me tej duke thënë se asnjëra nga palët nuk po punojnë për të zgjidhur problemin real dhe se kryetarët e komunave në Veri e plotësuan misionin e tyre dhe se tani duhet të mbahen zgjedhjet e reja.

“Në vend që palët në ulen për dialog, asnjëri as tjetri nuk janë për të zgjidhur problemin real. Unë nuk jam këtu për të bërë komente për Albin Kurtin, e kam mbështetur në të gjithë procesin e dialogut, e kam mbështetur edhe kur e sulmuan si tradhtar kur u ul me Vuçiçin në tavolinë, sepse kjo është rruga për të arritur njohjen e ndërsjellë që po luftojmë të gjithë. Ndërkohë që merremi me policinë dhe 4 godina bosh, ku kryetarët e kanë kryer misioni e tyre, duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë për të qetësuar situatën, policia të tërhiqet”  -tha kryeministri.

Kryeminstri Rama vijoi duke thënë se ajo që mund të ndodhë në Veri të Kosovës është shumë e rëndë pasi sipas tij nuk po dëgjohen aleatët.

“Nuk i quaj aleatët ‘ndërkombëtarë’, ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovës si askund tjetër, sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi. Për sa kohë ajo shtëpi nuk është njohur plotësisht, atëherë ata janë limfa vitale e asaj shtëpie. Nëse ata i kthejnë shpinën, ajo shtëpi futet në ditët e veta më të zeza. Nëse trupat e huaj do të marrin veriun e Kosovës çështja do kthehet në tryezë pas kush e di sa vitesh.”-tha Rama.

Sipas Ramës Asociacioni dhe njohja e ndërsjellë është ajo që i duhet Kosovës, të tjerat janë dokrrat të rrezikshme që e çojnë vendin mbrapsht në kohën e bronzit.

 


Video