Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK: Erdha të dorëzoj dokumentet

8 November 2023, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK: Erdha të dorëzoj
Rakip Suli ne SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, është paraqitur sërish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka thënë për gazetarët e pranishëm aty se ka shkuar për të dorëzuar dokumentet në lidhje me padinë e Këshillit Bashkiak.

Suli dëshmoi dje për 1 orë e 30 minuta duke dhënë shpjegime për kallëzimet kundër tij.

Ai është kallëzuar mbi dyshimet për abuzime me një tender për pastrimin e Kamzës dhe dëmshpërblimet e qytetarëve për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Suli është kallëzuar nga kryetari i këshillit bashkiak që vjen nga radhët e opozitës. Ai pretendon se kryebashkiaku ka shkelur ligjin edhe për mënyrën si janë zhvilluar mbledhjet e këshillit bashkiak.

Ndërkohë ditët në vazhdim do të thirren në SPAK edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Kamzës.

 


Video