Avokati Genc Gjokutaj ka bërë me dije se seanca për Sali Berishën dhe Arbër Malltezin është shtyrë në orën 15:30.
Ai tha se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kanë depozituar kërkesën dhe është vijuar me kërkimin e avokatëve pra uljen e fuqisë së masës së sigurimit.
"Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës", u shpreh Gjokutaj.
Avokati theksoi se Irena Gjoka është e detyruar të heqë dorë duke kujtuar kështu vitin 1996 ku Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka shkarkuar nga detyra.