Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona që punonin në dy call centera në kryeqytet. Sipas policisë, këta punonjës dyshohet se pastronin të ardhurat e fituara nga mashtrimet nëpërmjet bizneseve të tyre apo të të afërmve.
“Të dyja subjektet ekonomike dhe 75 punonjës të gjetur në to, të paregjistruar në organet tatimore”, raportojnë blutë. Janë sekuestruar 13500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh.
Të gjitha këto të regjistruara në emër të 8 personave të kapur: Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.