Ka ndërruar jetë një punonjës 44-vjeçar pasi ishte rrëzuar nga lartësia në një objekt në ndërtim në zonën turistike të Dhërmiut në Himarë.
Policia bën me dije se puëtori 44-vjeçar Artan Ndini ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.
Çfarë njoftoi më herët policia e Vlorës:
Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.