Sulmohet nga dy pitbull në Durrës, përfundon në spital i moshuari, në kërkim i zoti i qenve

2 November 2023, 17:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet nga dy pitbull në Durrës, përfundon në spital i
Foto ilustruese

Një i moshuar në Durrës është sulmuar në rrugë nga dy qen të llojit pitbull. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Policia thotë se si pasojë e kësaj ngjarjeje, 84-vjeçari ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video