"Ne ishim në vendin e punës", ish-deputeti Frroku pritet me përqafime pas lirimit nga burgu!

2 November 2023, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ne ishim në vendin e punës", ish-deputeti Frroku pritet me
Mark Frroku

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku është pritur me përqafime pasi Gjykata e Durrësit i caktoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg për sherrin për pronën në Kepin e Rodonit.

Pas lirimit në sallën e gjyqit, ai tha se ishte në vendin e punës kur u sulmua duke akuzuar banorët e zonës për konfliktin.

“Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. U konfliktuan ata që erdhën. Ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër”, tha ai.

 


Video