Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Katër persona raportohet se janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Tiranë gjatë një aksioni të policisë.
Nga shtatë urdhër arreste që janë lëshuar nga prokuroria, deri tani janë ekzekutuar katër. Raportohet se personat e arrestuar janë pjesë e një skeme mashtrimi për përfitime përmes rimbursimit nga TVSH.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, apo informacion nga hetuesit lidhur me goditjen e këtij grupi. Gjithashtu emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë të ditur.