Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një 58-vjeçar, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mesditën e së enjtes teksa qëndronte në një lokal.
Sipas policisë së Shkodrës, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak teksa ndodhej në një lokal.
"Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.