"Ra në gropën ku digjej qymyr", gjenden mbetje kockore në Shkodër, dyshohet se i përkasin një 67-vjeçari!

20 December 2023, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ra në gropën ku digjej qymyr", gjenden mbetje kockore
Policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës, ka njoftuar se ka gjetur mbetje kockore të djegura në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit në fshatin Vilzë.

Dyshimet e para janë se viktima është një 67-vjeçar me iniciale Q.L.

Sipas asaj që raporton policia, dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teksa aty po digjej qymyri.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video