E paralajmëroi vrasjen? Videoja e fundit në "Tik Tok" e vrasësit Bujar Fandaj: Të jap zemrën, por...(Video)

20 December 2023, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E paralajmëroi vrasjen? Videoja e fundit në "Tik Tok" e

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e një gruaje shtatzënë në Itali, që ka tronditur komunitetin në Spineda në zonën e Trevisos.

Vrasësi i saj Bujar Fandaj, tashmë i arrestuar, ka publikuar disa video në Tik Tok pak orë para vrasjes.

"Të jap zemrën time, por kurrë mos mendo të ma thyesh". Bujari nuk u dorëzua kurrë për marrëdhënien me Vanessën.

Sipas Il Gazzettino, ai ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit. "Te jap zemren time, por mos mendo kurrë të ma thyesh. Sepse nëse del nga zemra, nuk do te kthehesh më kurrë", fjalë që marrin nje kuptim dramatik pas asaj që ndodhi. 


Nëse sheh profilin e vrasësit në Tik Tok, shihen disa video të publikuara, ku kuptohet qartë se ai i referohet lidhjeve sentimentale të komplikuara. /VoxNews


Video