FOTO: Dyshohet se masakroi me thikë 27-vjeçaren shtatzënë, arrestohet shqiptari Bujar Fandaj

20 December 2023, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Dyshohet se masakroi me thikë 27-vjeçaren shtatzënë,
Vanessa dhe Bujari

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Itali, ku një 27-vjeçare është vrarë me thikë nga një shqiptar.

Bujar Fandaj, 41 vjeç, nga Kosova është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai ishte ngacmuar edhe më parë nga viktima për përndjekje. 

Ngjarja

Vaneesa u vra me thikë dhe 7 plagë të thella janë konstatuar në pjesë të ndryshme të trupit.

E ndjera ishte në muajin e tretë të shtatzanisë, në pritje të fëmijës së dytë, Ndërsa fëmijën e parë e kishte në moshën 4-vjeçare.

Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto.

Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.

Sipas policisë italiane që ka ndërtuar dinamikën e krimit, Vanessa e hapi derën e banesës së saj për shkak se e njihte të dyshuarin.

Në pragun e derës, 40-vjeçari e dhunoi dhe e goditi mbi 7 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas krimit, ai u largua në këmbë dhe më pas përdori një kamion për t’u zhdukur.

Kush është Bujar Fandaj

Policia ka nisur kërkimin për gjetjen dhe kapjen e 41-vjeçarit shqiptar nga Kosova Bujar Fandaj, shofer kamioni, i cili banon në qytetin e afërt Altivole.

Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për përndjekje. 

Bujar Fandaj, sipas mediave italiane, vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin Tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin një romancë dashurie.

Për këtë arsye, 27-vjeçarja e kishte denoncuar në polici. Karabinierët kishin kryer një kontroll në banesën e 40-vjeçarit, duke i sekuestruar kompjuterin dhe celularin.

Ndërsa hetimet nxorën se e ndjera kishte pasur një raport intim me të dyshuarin.



Video