Qytetarja gjen tre granata dhe dy armë zjarri në Vlorë: I hodha poshtë në kanal!

19 June 2026, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qytetarja gjen tre granata dhe dy armë zjarri në Vlorë:

Një qytetare në Vlorë ka gjetur tre granata dhe dy armë pranë plazhit të vjetër.

Gjatë një prononcimi ajo është shprehur se ishte duke ardhur nga puna në momentin, kur ka parë lëndët plasëse dhe armët. 

Pas kësaj ajo ka lajmëruar një tjetër qytetar dhe më pas i ka hedhur ato në kanal. 

Elizabeta Shehaj tha se ky ishte një veprim i gabuar, pasi ato mund të shpërthenin.


“Isha duke ardhur nga puna dhe pashë një një kallash të mbledhur me peshqir. Gjeta edhe tre granata. Pastaj lajmërova edhe një qytetar. Unë i hodha poshtë në kanal, bëra gabim se mund të shpërthenin”, tha ajo.


Video