Qeveria shpall pasuri kulturore Qendrën Historike të Dhërmiut, miratohet plani i mbrojtjes

26 June 2026, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria shpall pasuri kulturore Qendrën Historike të Dhërmiut,
Dhermi

Qeveria ka vendosur të shpallë si pasuri kulturore të paluajtshme Qendrën Historike të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar njëkohësisht edhe zonën e saj mbrojtëse.

Vendimi, i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është propozuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe bazohet në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Sipas vendimit, synohet ruajtja dhe mbrojtja e vlerave historike dhe arkitektonike të zonës.

Paralelisht, Qeveria ka miratuar edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike dhe zonës përreth, i cili do të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e pasurisë kulturore.

Vendimi parashikon që hartat e zonës të publikohen në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës të kryejë regjistrimin përkatës.

Për zbatimin e tij janë ngarkuar Ministria e Turizmit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë.

 


Video