Janë publikuar rezultatet e provimit të maturës shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.
Ministria e Arsimit ka shpërndarë listën me numrat identifikues dhe notën. Provimi është bërë disa ditë më parë, teksa sot u bë dhe provimi i lëndëve me zgjedhje.
Tek provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë mesatarja e notave ka qenë 7.45, teksa vetëm 4 maturantë kanë marrë notën 10, ndërsa 383 kanë ngelur.
"Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsise, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45" thuhet në njoftim.
Kliko këtu për rezultatet e provimit: Gjuha Shqipe dhe Letersia