Pedofilë, trafikantë dhe përdhunues/ 23 shqiptarë ekstradohen nga Britania e Madhe

24 June 2022, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pedofilë, trafikantë dhe përdhunues/ 23 shqiptarë
23 shqiptarë ekstradohen nga Britania e Madhe

Njëzet e tre shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe janë ekstraduar drejt vendit tonë. Ata kanë mbërritur me avion charter në Rinas në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve Britanike. Shqiptarët e dëbuar janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht për trafik droge rrëmbim dhe pedofili. Një pjesë e tyre sipas medieve angleze, janë anëtarë të bandave të krimit të organizuar, ndërsa një person ishte pa të drejtë qëndrimi në Britani.

Mes të ekstraduarve mësohet se janë, një i dënuar me 18 vite burg për trafik kokaine me vlerë 2 milionë paund, në tjetër i dënuar për të njëjtën vepër penale me 10 vite heqje lirie, një i dënuar me tre vite për pedofili dhe një tjetër i dënuar me 4 vite burg për rrëmbim person, dhe anëtar i një grupi kriminal, shkruan Klan.  Ata po vuanin dënime të kombinuara me më shumë se 72 vite burg. Dënimet nga Britania e Madhe u komentuan edhe nga ministrja e brendshme.

“Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunime, krime të dhunshme dhe trafik droge. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë”.

Marrëveshja për ekstradimin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është miratuar në Kuvend më 16 Dhjetor 2021, që parashikon transferimin në vendin tonë të shqiptarëve të burgosur në Britani që të kryejnë dënimin në vendin tonë, si edhe ri-pranimin e emigrantëve të paligjshëm.


Video