Vdes tragjikisht shqiptari, pritet nga xhami i dyqanit pasi e godet me thikë (EMRI)

24 June 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes tragjikisht shqiptari, pritet nga xhami i dyqanit pasi e godet me
Pamje nga Italia

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të premte në Itali. Viktima është identifikuar si shtetasi Klodjan Zoga, 43-vjeç.

Me profesion murator e banues në Poggiardo ai ka gjetur vdekjen pasi është vetëplagosur me xhamin e vitrinës së një dyqani, të cilin e kishte goditur me thikë pas sherrit me pronarin, raportojnë mediat italiane.

Raportohet se 43-vjeçari ka humbur shumë gjak nga plaga dhe është gjetur i vdekur në mjetin e tij pas ngjarjes pak kilometra larg dyqanit.


Video